Shqiprim Taipi prezantohet te skuadra kazake

Shqiprim Taipi është transferuar në Kazakistan. Mesfushori dardan ishte pjesë e Kukësit në dy sezonet e fundit, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe me Skënderbeun në Superiore.

Por edhe me Shkëndijën e Shkupin në Maqedoninë e Veriut, dhe Prishtinën në Kosovë. 26-vjeçari nga Bujanovci është prezantuar si lojtari më i ri i Kaspiy Aktau.

Kemi nënshkruar kontratë me Shqiprim Taipin, i cili vjen nga skuadra e Kukësit. Mirë se vjen, Shqiprim”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kazak.

Kaspiy Aktau renditet në vendin e parafundit në kampionatin e Kazakistanit. Me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 14 takime.

Gjatë dy sezoneve të kaluara në Kukës, Taipi zhvilloi 70 ndeshje në total. Gjatë së cilave realizoi 4 gola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Caspiy Football Club (@caspiy_fc)

Tjetër skandal i basteve në Premier League, mbrojtësi i Nottinghamit akuzohet se ka vendosur në 375 raste

Mirlind Daku debutoi me Rubin Kazanin, trajneri i kësaj skuadre me fjalë të mëdha për sulmuesin gjilanas