‘Shqiponjat e Zeza’ kërkon përkrahje masive për KV Drenica R&Rukolli kundër irlandezëve

Të shtunën kampionët e Kosovës në volejboll, KV Drenica R&Rukolli zhvillon ndeshjen ndërkombëtare kundër klubit nga Irlanda, Ballymoney Blaze.

Për këtë takim me karakter ndërkombëtar, tifozët e zjarrtë nga Drenica të njohur me emrin “Shqiponjat e Zeza”, kanë bërë thirrje për sportadëshit nga kjo trevë por edhe nga tërë Kosova që të jenë sa më masovikisht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për ta përkrahur KV Drenica R&Rukolli.

Thirrja e Shqiponjave të Zeza”:

“Njoftojmë opinonin e gjerë, sportdashësit, shqiponjat e zeza si dhe të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte kanë përkrahur klubin tonë, se me datë 24. 10. 2015, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, KV Drenica R&Rukolli zhvillon ndeshjen e parë të karakterit ndërkombëtar, nën ombrellen e CEV. Kjo ndeshje zhvillohet kundër klubit irlandez Ballymoney Blaze. Ndeshja zhvillohet duke filluar nga ora 15:15. I ftojmë të gjithë që të vijnë e të na perkrahin në mënyrë që startimi i Volejbollit Kosovar në arenën ndërkombëtare të jetë sa më madhështor”, thuhet në njoftimin e kryesisë së “Shqiponjave të Zeza”.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë prej orës 15:15.