Shqiponjat e ‘kallën’ Suharekën (VIDEO)

Peja mundi Golden Eagle Yllin në gjysmëfinalen e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, ndërsa të pranishëm në sallë ishin të dy grupet e tifozëve, Shqiponjat e Pejës, dhe Xhebrailat e vendasve, që i dhanë hijeshi këtij takimi.

Tifozët pejan kanë postuar në Facebook një video, ku paraqesin atmosferën e krijuar mbrëmë në Suharekë.

Ata nesër do të përballen me Plisat, në duelin final të skuadrave të tyre, Peja – Sigal Prishtina. (Gazeta Olle)