Shqiponjat arsyetohen për humbjen e transparentit: Ja çfarë ndodhi në Prizren!

Udhëtimi në Prizren për ndeshjen e elitës së basketbollit kosovar, Ponte-Peja, i doli shumë i keq tifo-grupit pejan, Shqiponjat.

Tifozët prizrenas, Arpagjiktë, kanë vjedhur transparentin e Shqiponjave, përcjellë Gazeta Olle.

Prizrenasit kanë kthyer transparentin e pejanëve mbrapsht dhe kanë pozuar me të.

“Made in Ultras Prizren”, kanë shkruar Arpagjiktë në faqen e tyre në Facebook.

Pejanët kanë reaguar, duke publikuar një njoftim për shtyp në rrjetet sociale.

Sipas tyre, nuk kishte kurrfarë ballafaqimi direkt me Arpagjiktë në “Sezai Surroi”.

Shqiponjat kanë shkruar që transparentin e humbën për shkak të pakujdesisë dhe koordinimit që kryesia e klubit të Pontes e bëri me disa tifozë civil.

Më poshtë njoftimi i plotë i tifozëve nga Peja. /Gazeta Olle/