Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pioniereve.

Të hënën në finalen në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 29:24.

10:8 ishte rezultati pas pjesës së parë e 20:15 pas pjesës së dytë.

Medina Musa shënoi 11 gola për Shqiponjën. 7 i kishte Jonesa Bajrami e 6 Orgesa Gola.
Te Ferizaj u shqua Sumea Sadiku me 14 gola. Aulona Hyseni i shtoi 4.

Me finalen e bukur u kompletua një edicion shumë i suksesshëm në kampionatin e pioniereve. Gara ishte shumë interesante, ndërsa skuadrat shfaqën nivel të lartë që jep shpresë për gjeneratë shumë premtuese që po vjen.

Zyrtare: Mirlind Daku do të luajë te kjo skuadër edicionin e ri

Krerët e FFK-së vizitojnë vendin ku po pretendojnë ndërtimin e Shkollës së Futbollit më të madhe në regjion