Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret, në hendbollin kosovar

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pioniereve.

Të hënën në finalen në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 29:24.
10:8 ishte rezultati pas pjesës së parë e 20:15 pas pjesës së dytë.

Medina Musa shënoi 11 gola për Shqiponjën. 7 i kishte Jonesa Bajrami e 6 Orgesa Gola.
Te Ferizaj u shqua Sumea Sadiku me 14 gola. Aulona Hyseni i shtoi 4.

Me finalen e bukur u kompletua një edicion shumë i suksesshëm në kampionatin e pioniereve. Gara ishte shumë interesante, ndërsa skuadrat shfaqën nivel të lartë që jep shpresë për gjeneratë shumë premtuese që po vjen.

Prishtina dhe Podujeva me sukses e përmbyllën pjesën e parë të projektit ”Girls just want to play football”

Gjyqtarët shqiptarë delegohen në Evropë, kjo është sfida që ndajnë drejtësinë