Shqipja afër rikthimit

Hendbolldashësit në përgjithësi dhe ata nga hendbolli femror në veçanti ende kanë të freskët angazhimin e pakursyer, golat vendimtar dhe lojën e pakompromis të hendbollistes Shqipe Tahiri, e cila ka luajtur me plotë sukses në disa pozita, ndërkohë adhuruesit e hendbollit me të drejtë pyesin, ku është shqipja , a ka sanuar lëndimin dhe kur do i kthehet parketit?.

Mirëpo çka thotë rreth gjithë këytre pyetjeve vetë hendbollistja snajperiste që ka me golat e saj ka qenë vendimtare

”Rikthimi ne parket përkatsisht në hendboll është ëndrra ime jetësore. Jam duke punuar shumë, pasi për një sportist nuk është lehtë të jesh jashtë parketit një vit e gjysëm, është shumë e rëndë, por me besim në Zot, me punë vullnet çdo gjë është e mundur, edhe rikthimi më fuqishëm se pëpara” shprehet Shqipja.

Sipas Shqipes sport dhe hendbolli janë pjesa më e mirë e jetës deri më tani, por pranon se ishte paksa e pafat me lëndime, prej të cilave është kthyer edhe më e fortë, por lëndimi i fundit e ka lënë jashtë parketit shumë gjatë. “Jam duke punu që të rikthehem, nëse çdo gjë shkon mirë besoj që në shtator do jem e gatshme për rikthim, nuk ndihem mirë pasi lëndimi më pamundëson që të ndihmoj ekipin tim – Kastriotin, mirëpo besoj se edhe pa mua ne do jemi fitues të titullit kampion dhe Kupës së Kosovës” thotë hendbollistja Tahiri.