Shqipërim Taipi do ta vazhdoj karrierën në Kazakistan

Pas dy vitesh pjesë e Kukësit, këtë verë Shqiprim Taipi vendosi të mbyllë aventurën me verilindorët. Mesfushori nuk ka humbur kohë dhe sipas burimeve të SuperSport ka gjetur menjëherë skuadrën e re.

26-vjeçari do ta vijojë karrerën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau. Kampionati kazak është në aktivitet e sipër teksa janë zhvilluar deri më tani 15 javë. Skuadra e re e Taipit për momentin gjendet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë, megjithatë me merkaton e hapur, Kaspij synon të përforcohet dhe të marrë veten në klasifikim teksa shqiptari cilësohet si një afrim me shumë vlera në repartin e mesfushës.

Kujtojmë se kjo do të jetë aventura e parë e vërtetë jashtë Shqipërisë për Shqiprim Taipin që më parë është aktivizuar edhe në Maqedonin e Veriut me Shkëndijen e Tetovës dhe Shkupin, lënë mënjanë më pas eksperiencën me Prishtinën në Kosovë. Në sezonin e fundit me Kukësin, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Taipi regjistroi 37 prezenca duke shënuar edhe dy gola.

Xhaka thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e goditi kundërshtarin ku u dënua shumë në Zvicër

Arbnor Rifati dhe Daut Mehmeti arrestohen nën akuzat për kurdisje