Shqipëria zhvillon sot miqësore në “Air Albania” ndaj Estonisë

Shqipëria do të përballet me Estoninë sot (18:00). Takimi miqësor do të luhet në “Air Albania” dhe do të transmetohet në Supersport 2.

Edi Reja ka bërë ndryshime të shumta pas paraqitjeve zhgënjyese në dy takimet e Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, në të cilët morëm vetëm një pikë.

Trajneri italian ka ftuar disa lojtarë të rinj si Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni, Kevin Haveri dhe Adrian Bajrami.

Ndaj Estonisë do të luajmë për herë të katërt. Asnjëherë më parë nuk jemi ndeshur me ta në ndeshje zyrtare, por vetëm në miqësore.

Sfida e parë përkon në vitin 2003. Kuqezinjtë fitonin 2-0 në kryeqytetin shqiptar falë golave të Adrian Aliajt dhe Alban Bushit.

Një vit më pas dilnim të pamposhtur nga transferta estoneze (1-1) me golin tonë që e realizonte Adrian Aliaj.

Ndeshja e fundit është luajtur në vitin 2009, sërish në transfertë. Dueli përfundoi në barazim të bardhë 0-0.

Muriqi: U zgjuam pasi pësuam golin, por ishte vonë

Trajneri grek flet pas fitores ndaj Kosovës, por heziton të tregojë fyerjet që i bëri Rrahmanit