Shqipëria u21 si lidere e grupit ‘rrëzohet’ nga Finlanda

Shqipëria u21 ka pësuar humbjen e parë pas dy fitoreve rresht.

Shpresat e Shqipërisë janë mposhtur nga Finlanda në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” me rezultatin e thellë 4:1.

Finlanda kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes me Otso Liimatta në minutën e katërt. I njëjti futbollist, e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë. Ndërsa, Liitmatta “hat-trickun” e tij e kompletoi me golin e realizuar në minutën e 48-të.

Golin e nderit për Shqipërinë e shënoi mesfushori Adrion Pajaziti në minutën e 80-të.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi, Miska Ylitolva në minutat shtesë.

Përkundër humbjes, Shqipëria mbetet e para në grup me gjashtë pikë, tre më shumë se Finlanda. /Gazeta Olle/

Biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael do të rimbursohen për një javë

Karateisti i suksesshëm lë Kosovën dhe vazhdon karrierën te Shqipëria