Kuqezinjtë kanë arritur edhe fitoren e radhës kundër Rumanisë me rezultat 3:2 dhe janë duke kryesuar pozitën e parë në grupin E në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për Euro 2025.
Kombëtarja e Shqipërisë arriti t’a përmbysë rezultatin në minutat e fundit dhe t’i arkëtoj tri pikë shumë të rëndësishme me anë të golashënuesve: Cristian Shpendin, Medon Berishia dhe Adrion Pajaziti.
Pas fitores në Armeni para pesë ditësh, Shqipëria u21 arriti t’a mposhtë edhe Rumaninë në shtëpi duke arritur kështu kuotën e pikëve maksimale pas dy ndeshjeve të zhvilluara me gjashtë pikë gjithësej shkruan, Gazeta OLLE.
Shpresat e Shqipërisë janë në grup me Zvicrën, Malin e zi, Rumaninë, Finlandën dhe Armeninë.
Pozita e dytë e tabelës momentalisht i takon Zvicrës me një fitore, dhe një ndeshje të zhvilluar, po aq sa Mali i Zi me të vetmin dallim golaverazhin.
Nëse ekipi shqiptarë arrin të vazhdojë me këtë ecuri të rezultateve nënkupton kualifikim direkt në Kampionatin Evropian U21 i cili mbahet në Sllovaki 2025.