Shqipëria u19 mposhtet edhe nga Belgjika

Shqipëria u19 ka pësuar humbje nga Belgjika e kësaj grupmoshe, në ndeshjen e Grupit 13 për “Euro 2024”.

“Kuqezinjtë”, që janë nikoqir të këtij grupi, të shtunën u mposht në stadiumin “Elbasan Arena” nga belgët me rezultatin 2:0.

Belgët realizuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë me protagonist Mathias Fernandez Pardo që shënoi dy herë brenda katër minutave.  Në fraksionin e dytë kuqezinjtë u munduan të gjenin rrugën e rrjetës por pa sukses, në fund gjithçka përfundoi 2-0 në favor të belgëve.

Ndeshja e fundit kualifikuese e Shqipërisë u19 do të jetë ndaj Sllovenisë u19, më datë 21 nëntor në ora 14:00.

Shqipëria u19 është në vendin e fundit në grup me dy disfata në po aq ndeshje të luajtura dhe ka pak gjasa për të kaluar në “Elite Round”.

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj mbron titullin kampion, Mike Tyson e përshëndet me shqiponjë

Xhaka dhe Shaqiri pritet të jenë titullar me Zvicrën