Shqipëria u16 e mposht San Marinon, por nuk arrin fitore ndaj Kosovës

Turneu “UEFA Development” U16 për djem është mbyllur sot me ndeshjet e treta dhe të fundit në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria U-16 triumfoi në takimin ndaj San Marinos me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë dominuan sfidën dhe golat i shënuan, Jordan Luan Kinnavong x2 dhe Leon Darius Myrtaj.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe sfida përfundoi 3-1 në favor të Shqipërisë. Trajneri Ardi Behari pati mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në këtë turne, teksa regjistroi dy fitore ndaj Belizes dhe San Marinos, ndërsa sfida me Kosovën përfundoi në barazim dhe më pas u fitua nga dardanët me penallti.

Po sot në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt takimi Kosovë-Belize, që përfundoi me fitoren e dardanëve 3-0. /Gazeta Olle/

FBK së bashku me FSSHRK fillojnë me programin “Sport në Shkolla”

Fillon faza më e zjarrtë e edicionit të Superligës te femrat