Shqipëria U-21 fton Latifin e Avdijajn

Kombëtarja shqiptare U-21,  ka zbuluar listën e të ftuarve për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Lihtenshtajnit që do të luhet më 28 mars 2015. Trajneri Skënder Gega ka ftuar për herë të parë në ndeshje zyrtare, ish-sulmuesin e Prishtinës, Liridon Latifi, që tani aktivizohet me Skënderbeun e Korçës.

Krahas tij, për herë të parë ftohet edhe sulmuesi tjetër kosovar, Albion Avdijaj, që luan me Wolfsburg 2.

 

Lista e të ftuarëve: Marsel Caka (Tirana), Aldo Teqja (Anorthosis), Kristi Marku (Budapest Honved), Bruno Lulaj (Skënderbeu), Kliodian Gino (Aris), Enis Gavazaj (Gent), Liridon Latifi (Skënderbeu), Valon Ahmetaj (Celje), Kristi Qose (Paok), Erion Hoxhallari (Teuta), Amir Rrahmani (Partizani), Isnik Alimi (Chievo), Mërgim Vojvoda (Standard Liege), Jurgen Vatnika (Partizani), Albion Avdijaj (Wolfsburg), Herdi Prenga (Lokomotiva Zagreb), Realdo Fili (Apollonia), Myrto Ozuni (Apollonia), Qazim Laçi (Olympiakos), Rey Manaj (Cremonese).