Shqipëria U-19, miqësore me Bosnjën

Shqipëria U-19 do të luajë sot miqësoren kundër Bosnjës në stadiumin e qytetit të Mostarit. Trajneri Altin Lala ka grumbulluar disa lojtarë të rinj, mes tyre mbrojtësi i PSG-së në Francë, Ardian Krasniqi, shkruan ‘Panorama’.

18-vjeçari ka marrë pjesë këtë sezon edhe në “UEFA Youth League”, duke shënuar një gol. Një hyrje tjetër e re është Ylli Cermjani, që luan me Ingloshtad në Gjermani.

Përveç testit të sotëm, kuqezinjtë e rinj do të luajnë edhe të enjten ndaj Bosnjës, sërish në Mostar. Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë trajnerit Lala për të konsoliduar grupin në prag të eliminatoreve. Janë grumbulluar 23 lojtarë, shumica e të cilëve e kanë për herë të parë që veshin fanellën e Kombëtares U-19.