Shqipëria rrezikon short “ferri” në Kampionat Europian

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shijojnë përsëri pjesëmarrjen e kuqezinjve në një event madhor.

Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herë të parë, praninë në vazon e dytë në një short të një turneu madhor.

Një arritje historike, por që ka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria ka përkrah ekipe, ndoshta më të lehta se sa rivalë që mund të dalin në vazon e tretë apo nëtë katërt në short.

Pasi janë luajtur të gjitha ndeshjet dhe përcaktimit të fundit, Shqipëria ka shmangur në shortin e 2 dhjetorit kombëtare si: Hungaria, Danimarka, Austria, Turqia dhe Rumania.

Ndërkohë sa i përket vazos së tretë, aty ka përfunduar Holanda, ndërsa Italia ka zbritur në vazon e katërt, pas fitores së Kroacisë.

Kështu kuqezinjtë rrezikojnë edhe një grup”ferri” me kombëtare si Franca, Holanda dhe Italia. Tri ekipet e tjera të grupit të katërt do të vendosen në Play Off-ine muajit mars.

 

Peja dhe Trepça zhvillojnë sot ndeshjet e fundit evropiane

Kosova u19 një hap larg Evropainit 2024, reagon Adil Maliqi