Shqipëria reagon kundër UEFA-s!

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një  që ndrim zyrtar në  lidhje me vendimin e Uefa-s pë r t’i dhënë 3 pikët në  tavolinë  Rusisë për ndeshjen e ndërprerë  në  minutë n e 66 në  Podgoricë  me Malin e Zi, temë  kjo që  lidhet në mënyrë  të  logjikshme me çështjen e takimit Serbi-Shqipëri të  14 Tetorit në  Beograd e cila tashmë  është  objekt i Gjykatës së  Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Nëpërmjet një  komunikate zyrtare FSHF përshëndet vendimin e Uefa-s në  lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke e konsideruar atë  tejet të drejtë .

Në  të  njëjtën kohë  insitucioni i Futbollit Shqiptar nuk la pa vënë në  evidencë  se Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në  Uefa nuk aplikoi të  njëjtin standart gjykimi në  lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku i dha fitoren në  tavolinë  Serbisë  edhe pse dhuna në  stadiumin Partizani të  Beogradit ishte më  ekstreme dhe u shoqërua edhe me thirrje raciste. FSHF gjykon se pamjet e goditjes së  futbollistëve shqiptarë  me karrige dhe sende të forta, fishekzjarret dhe hyrja në  fushë  e tifozëve në  prani të  5000 p0licëve janë  një  argument i padiskutueshëm që  vendi organizator, në  këtë  rast Serbia, dështoi për mbarë vajtjen e një  ndeshjeje normale futbolli mbështetur në  rregullat e Uefa-s.

FSHF lë  të  kuptohet se vendimi në  lidhje me Malin e Zi do të  jetë  një  argument më  shumë  në  favor të  çështjes shqiptare  në  Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ndërsa thekson se duke pritur vendimin e 17 Prillit në  Lozanë , ka shumë  shpresë  për një  gjykim të  drejt, jo vetëm për faktin se Kombëtares së  Shqipërisë  i takojnë tre pikët, por sepse vendimi në  favor të  Shqipërisë është  një  vendim në  favor të  futbollit.