Shqipëria pret Moldavinë, kërkon fitoren e parë në kualifikime

Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”.

Kuqezinjtë e presin Moldavinë në “Air Albania Stadium” në ndeshjen që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Sylvinhos pret ta marr fitoren e parë në kuadër të Grupit E, pasi në takimin e parë u mposht 1-0 nga Polonia.

Shqipëria ka histori të mirë ndaj moldavëve pasi në 5 ndeshje ka 4 fitore dhe 1 barazim, me goldallim 12-2.

Ndryshe, përveç Shqipërisë dhe Moldavisë, në Grupin E luajnë edhe Çekia, Polonia dhe Ishujt Faroe.

Rrahmani: Kemi ende gjasa për kualifikim

Ferizaj i beson të rinjve, kontrata të reja për pesë talentët e ekipit