Shqipëria pëson humbje nga Republika e Çekisë

Shqipëria ka humbur nga Republika e Çekisë me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Pragë.

Ndeshja miqësore e zhvilluar në Pragë, ka sjell gola të bukur, por edhe momente të luftuara.

Fillimisht ishin çeket që rrezikuan të parë Jakub Jankto, por Gentian Selmani ishte në vend.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 18-të kur Patrick Schick u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 1-0.

 

Shqipëria barazoi shifrat në minutën e 42-të me një super gol të Sokol CIkalleshit.

Sulmuesi mori një top dhe nga 30 metra me një goditje perfekt shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë cekët sikurse e para ishte e mirë dhe me gola.

Çekia ka gjetur golin e dytë në minutën e 68-të me Vladimir Darida, që erdhi edhe pas një vendosje jo të mirë të portierit Selmani.

 

Në minutën e 70-të, Shqipëria ishte afër të barazonte, por goditja e Cikalleshit u prit nga Vaclik.

Ondrej Celustka shënoi për 3-1 në minutën e 89-të.

Shqipëria ka mundur të shënojë, por goditja e Keidi Bares në kohën shtesë u ndal në shtyllë.