Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues, përballet me Izraelin, Danimarkën & Irlandën e Veriut

Edhe Shqipëria U-19 ka njohur kundërshtarët e raundit kualifikues për Kampionatin Europian “Rumani 2025”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës morën pjesë 52 skuadra, që u ndanë në 13 grupe me nga katër ekipe. Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.

Në rast se kuqezinjtë do të renditen në vendin e parë ose të dytë në Grupin 11 pas ndeshjeve të këtij raundi do të kualifikohen më tej për në fazën “Elite Raund”. Një mundësi e mirë për të kaluar në këtë fazë do të jetë edhe si vendi i tretë më i mirë i çdo grupi.

Nga ndeshjet kualifikuese në fazën “Elite Raund” do të shkojnë më tej 27-të ekipe, dy skuadra e para të çdo grupi dhe vendi i tretë më i mirë. Ndërsa Portugalia është e kualifikuar automatisht në këtë fazë.

Në total 28-të skuadra që më pas do të njohin kundërshtarët nga shorti i UEFA-s, ku do të formohen shtatë grupe me nga katër skuadra. Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës “Elite Raund”, shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten Rumanisë në finalet e Europianit U-19.

Pas votimeve nga tifozët, Albion Rrahmani zgjidhet lojtari i muajit prill te Rapid

A do të luhet futboll i rregullt në xhiron e 32-të, apo sërish tifozët do të kenë dyshime dhe do të reagojnë