Shqipëria nis përgatitjet për Anglinë, ky pritet të jetë formacioni

Kombëtarja shqiptare ka nisur të hënën zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit, ‘Katar 2022’, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik në kompleksin Tropikal në Durrës.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj kanë arritur gjatë pasdites së të hënës në Shqipëri, ndërsa portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.

Me skuadrën nuk ka qenë të hënën as sulmuesi Armando Broja, i cili pritet të mbërrijë të martën në Shqipëri.

Takimi i parë do të jetë ndaj Anglisë dhe kur flasim për lojtarët që Reja mund të hedhë në fushë, pritet një formacion tejet mbrojtës, pasi dihet edhe forca e “Tre Luanëve”.

Me Strakoshën të dëmtuar, shuhen disi dyshimet, pasi Etrit Berisha mendohet ta nisë nga minuta e parë.

Në pesë lojtarët e mbrojtjes, me shumë mundësi do të rreshtohet, Hysaj nga e djathta, Ismajli, Kumbulla, dhe Veseli në qendër, dhe nga e majta Lorenc Trashi.

Kalojmë te mesfusha, edhe pse rikthehet Qazim Laçi, forma e mirë e Endri Çekiçit e bën atë më të avantazhuar, por pogradecari ka konkurrencë edhe nga Bajrami. Gjasula dhe Bare pritet që të kompletojnë repartin e mesfushës.

Keidi Bare, convocado con Albania | La Grada

Sa i përket sulmit, Cikalleshi dhe Uzuni vijnë nga një moment i shkëlqyer, ku kanë shënuar nga dy gola në fundjavë dhe pritet që të jenë ata që do e nisin titullar në “Wembley”.

Hakan Çalhanoğlu vazhdon derbin në rrjetet sociale

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino tërbohet me vendim e autoriteteve: Si mund të mbushen kinematë e jo stadiumi