Shqipëria ngjitet tri pozita më lartë në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare regjistroi katër rezultate pozitive në muajt shtator dhe tetor duke shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s.

Falë këtyre dy rezultateve pozitive, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë renditen tashmë në vendin numër 59 në klasifikimin e FIFA-s, me 19 pikë më shumë krahasuar me renditjen në muajin shtator.

Duke nisur me barazimin 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, fitorja 2-0 me Poloninë në Tiranë për të vijuar me triumfin e madh ndaj Çekisë 3-0 po në Tiranë në tetor. Që të treja sfida të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”,

Kuqezinjtë e mbyllën muajin tetor me një tjetër sukses 2-0 në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Ndërkohë, Kosova pas ndeshjeve kualifikuese për Euro2024 renditet në pozitën e 105-të, që është më e mira ndonjëherë.

 

 

Kosova me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Astanës – Daja vendos “më të fortit”