“Shqipëria mposht Armeninë me golin tim”

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, është shprehur mjaft optimist para ndeshjes së Kombëtares kuqezi kundër Armenisë, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2016.

“Na pret një ndeshje e vështirë, e cila do të jetë shumë e rëndësishme. Shpresoj që do të shënojë golin e fitores”, ka thënë ndër tjera Balaj për mediet në Shqipëri, transmeton Gazeta Olle.

Shqipëri-Armeni zhvillohet më 29 mars.