Shqipëria ka zyrtarizuar edhe miqësoren e dytë për muajin mars.
Kuqezinjtë do të përballen me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve.
Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.