Shqipëria merr fitore të madhe ndaj Moldavisë

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.

Përkundër dominimit nga kuqezinjtë, 45 minutat e para nuk prodhuan gola dhe dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave 0-0.

Ylber Ramadani provoi në minutën e 20-të nga distanca, por goditja e tij u prit nga portieri moldav.

Vetëm një minutë më vonë, ishte Sokol Cikalleshi që gjuajti bukur, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa duke qenë i pafat.

Shqipëria ishte më mirë edhe në posedim të topit duke e mbajtur atë 68 për qind, derisa mysafirët patën vetëm 32 për qind posedimin e topit.

Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë me një super gol të shënuar nga Jasir Asani nga distanca.

Por kuqezinjtë nuk u ndalen me kaq dhe vazhduar me paraqitje të mirë.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 76-të të takimit, kur Nedim Bajrami me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës shënoi për 2-0.

Deri në fund Shqipëria e kontrolloi lojën dhe arriti ta mbajë rezultatin, që i jep fitoren e parë në fazën e grupeve.

Shqipëria ka tri pikë, ndërsa lider i grupit është Çekia me shtatë pikë.

Shqipëria e pandalshme, një tjetër gol i bukur në Air Albania

Bajrami i lumtur me fitoren, flet edhe për pozicionin e preferuar në fushë