Shqipëria merr dy medaljet e para në Baku

Shqipëria ka marrë medaljet e para në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Azerbajxhan. Atletika ka sjellë 2 të medalje argjendi.

Luiza Gega është renditur e dyta në garën e 800 metrave të cilën e kryesoi deri në metrat e fundit, por atletja nga Luksemburgu, Charline Mathias ka qenë më shpejtë duke i rrëmbyer medaljen e artë. Gega duhet të kënaqet me atë të argjendit duke shpresuar në një rezultat më të mirë në 1500 metra. Koha e shqiptares ka qenë 2 minuta, 2 sekonda e 36 të qintat.

Medalje tjetër argjendi në kërcim së gjati. Izmir Smajlaj ka kërcyer 7.52 metra në provën e tij më të mirë. Rezultate të cilat shpëtojnë dështimin e Shqipërisë në Lojërat Europiane Baku 2015.

2222