Shqipëria luan ‘finalen’ me Poloninë, fitorja e ofron shumë afër qëllimit

Shqipëria është sot (e martë ) nikoqir i Polonisë për takimin që luhet në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja që fillon nga ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me kuqezinjtë që i pret një takim tejet i vështirë.

Edy Reja ka kërkuar nga lojtarët që të tregojnë personalitet dhe maturi për këtë sfidë, duket e ditur për rëndësinë që ka ky takim.

Edhe Etrit Berisha ka bërë të ditur se ballafaqimi me Poloninë do të jetë i vështirë, mirëpo që do ta kenë një ndihmë të madhe nga tifozët.

Sa i përket përkrahësve, kreu i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se të gjitha biletat janë shitur, derisa do të jenë të pranishëm 22 mijë tifozë.

Shqipëria ka dy mungesa të mëdha në këtë ndeshje, Berat Gjimshiti dhe Sokol Cikalleshi, që theu dorën ndaj Hungarisë dhe do të mungojë për 30 ditë.

Kosova kërkon fitoren e dytë në grup, e pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”

Newcastle synon Lampardin për trajner