Shqipëria lëviz në drejtim të kundërt, bie Ligën C të Ligës së Kombeve

Derisa Kosova është promovuar nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve për futbolliste, Shqipëria ka lëvizur në drejtim të kundërt. Ka rënë nga Liga B në Ligën C.

Futbollistet e Shqipërisë të premten mbrëma në Tiranë pësuan 4:0 nga Irlanda e Veriut. Tani janë pa gjasa për të shmangur vendin e fundit në grup, që dërgon në Ligën C. Ndeshjen e fundit në Grupin 1 të Ligës B, Shqipëria e luan më 5 dhjetor ndaj Hungarisë në Budapest.

Futbollistet e Shqipërisë më 22 shtator barazuan 1:1 me Hungarinë në Shkodër. Më 26 shtator pësuan 1:0 nga Irlanda e Veriut në Belfast. Më 27 tetor humbën thellë, 5:1, nga Irlanda në Dublin. Prej Irlandës, lojtaret e Shqipërisë pësuan 1:0 më 31 tetor në Shkodër.

Kështu, në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve për futbolliste, Shqipëria do të luaj në nivelin e tretë, përkatësisht në Ligën C. /Gazeta Olle/

KBF Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Prishtinës

Suarezi do t’i bashkohet Messit te Inter Miami