Shqipëria humb nga Ukraina dhe bie në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria ka marrë një humbje të hidhur në Ligën e Kombeve me rezultatin 1-2 në “Arenën Kombëtare” përballë Ukrainës, duke e mbyllur Grupin B1 në vendin e fundit dhe duke rënë kështu në Ligën C, kjo dhe falë rezultatit midis Çekisë dhe Gjeorgjisë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, që pa fitues çekët 2-1.

Sfida nisi në mënyrën për të keqe për kuqezinjtë, të cilët pësuan dy gola në harkun e 4 minutave me anë të Zinchenkos dhe Yaremchuk, duke e parë veten në disavantazh të dyfishtë pas 10 minutave të para.

Pjesa e parë ishte për tu harruar për kuqezinjtë, të cilët nuk ishin asgjëkund në fushë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër, kjo falë dhe zëvendësimeve të shpejta të bëra nga Sylvinho. Bajrami dhe Uzuni e vunë në provë mbrojtjen ukrainase. Ishte pikërisht Uzuni që fitoi një 11-metërsh në minutën e 73’, që u shndërrua në gol nga Bajrami dy minuta më pas.

Gjithsesi kuqezinjtë nuk arritën të shënonin dhe golin e barazimit, edhe pse rastet nuk munguan.

Kështu Shqipëria do të luajë edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve në Ligën C, ku mbylli Grupin B1 me 6 pikë.

Nga Dellova te Rexhebeçaj – pesë lojtarët që treguan se janë gati për Kosovën nën drejtimin e Fraco Fodas

“Rrezikova karrierën”, Uzuni pas disfatës me Ukrainën: Trajneri nuk më preferon në majën e sulmit, të gjithë e dinë si luaj te Granada