Shqipëria fton Cërmjanin

Ylli Cërmjani është anëtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Mesfushori shqiptar i lindur dhe rritur në Gjermani, aktualisht luan me FC Ingolstdt U23.

Në një bisedë për portalin asport.info, 18 vjeçari me origjinë familjare nga Gjakova shpreh falënderimin për shtetin gjerman  për gjithçka çfarë ata i kanë ofruar dhe për siç thotë ai , kushtet fantastike që  i janë mundësuar.

Cërmjani flet edhe për kontaktin me krerët e FSHF-së për afrimin e tij ne Kombëtare, “Kontaktin e parë me FSHF e kam pasur përmes menaxherit tim, ai ka folur me  Altin Lalën (trajnerin e Kombëtares U19). Më pas jam ftuar në grumbullim me datë 16 prill, ku pritet të përgatitemi për dy ndeshjet kundër Bosnjës, më 21 dhe 23 prill”, tha ai.

Por, çfarë e shtyri një djalosh të lindur e rritur në Gjermani të pranonte ftesën e Shqipërisë? Cërmjani thotë se e dëgjoi zemrën e tij, pavarësisht që jam krijuar dhe rritur si futbollist në Gjermani  unë jam shqiptar  dhe zemra ime rreh kuq e zi, e zgjedha Shqipërinë ngase është më shumë se ëndërr e imja është thjesht obligim që çdo futbollist shqiptar të jetë pjesë e Kombëtares kuq e zi.