Shqipëria fiton ngushtë ndaj Andorrës, e mbyll në vendin e tretë

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Andorrës me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Shqipëria shumë lehtë mund të kishte shënuar ndoshta më shumë se katër ose pesë gola, në rast që do t’i konkretizonin rastet.

Ndërkohë, golin e vetëm e shënoi Endri Çekiçi nga pika e bardhë (74′), pas një faulli të shkaktuar brenda zonës së rrezikshme te Mryto Uzuni.

 

Kështu, Shqipëria e mbyll këtë cikël në grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që arrin play-off, derisa Andorra u rendit e parafundit me gjashtë sosh.

FFK do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë

Zvicra siguron biletën për Kampionatin Botëror, Italia mbetet në play-off