Shqipëria e pafat, mposhtet në ‘Air Albania’ nga Gjeorgjia

Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 përballë Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja nisi me dominimin e tanëve, që kishin posedimin e topit dhe rastet për gol.

Me kalimin e minutave, gjeorgjianët filluan të tregonin paksa nga loja e tyre, por pa ndonjë efekt.

Më pas, Shqipëria shko me të gjitha forcat në sulm, mirëpo sërish nuk kishte efekt.

Jasir Asani tentoi me specialitetin e tij, goditje nga distanca, ndërsa bllokohej nga mbrojtja mysafire.

Edhe Arbër Hoxha tentoi nga distanca, por që edhe ky nuk ia doli të tunde rrjetën e Gjeorgjisë.

Në 45 minutat e dytë pati një angazhim edhe më të madh nga lojtarët tanë, por që pësuam golin e disfatës.

Në minutën e 71-të, Giorgi Kochorashvili goditi nga distanca, për të mposhtur Thomas Strakoshën për rezultatin 1-0.

Shqipëria tentoi që të nxirrte së paku një barazim, mirëpo nuk ia doli – duke mbetur të mposhtur në “Air Albania”.

Gjeorgjia është lidere e Ligës B, Grupit 1, me gjashtë pikë, Shqipëria dhe Çekia me nga tri, ndërsa Ukraina pa pikë.

“Kjo fitore është vetëm fillimi” – Elvis Rexhbecaj me fjalë të mëdha pas triumfit me Kosovën

“Skandali” si pretekst!