Shqipëria e mundi pastër, në Peru “dyshojnë” për kapitenin: Nëse ky është 16-vjeç, imagjinoni kur të shkojë 20-vjeç

Shqipëria U16 ka zhvilluar dje ndeshjen e dytë ndaj Perusë në turneun UEFA Development U16, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj një rivali shumë të fortë.

Ndërkohë në Peru nuk kanë mundur dot që ta përtypin këtë rezultat. Tifozët janë shumë të zhgënjyer nga rezultati i arritur dhe këtë e tregojnë në faqen zyrtare të Federatës së tyre të Futbollit duke qenë se kanë pak njohuri për një ekip europian si Shqipëria.

Por komentet më epike lidhen me kapitenin e Shqipërisë U-16, Kurtin, që është dukshëm me fizik më të madh sesa kapiteni i Perusë U-16.

“Nëse ky është kapiteni i Shqipërisë U-16, imagjinoni kur të shkojë në moshën 20 apo 22 vjeçare. Do të na shikojë nga lart fytyrat tona ose ata stërviten në planetin e Dragon Ball”, ishte një prej komenteve që veçonin kapitenin kuqezi.

Bullgaria mund Maqedoninë Veriore, përfundon turneu në Therandë

“Nuk dua ta di ku luajnë Hysaj dhe Balliu, kam vendin tim në Kombëtare. Kam dy oferta nga klubet…”