Shqipëria e fton në një kamp seleksionues, talentin nga Kosova Valdrin Mustafa

Sulmuesi i ri nga Kosova, Valdrin Mustafa, ka marrë ftesë për një kamp seleksionues që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në Zvicër, më 9 janar.  

Mustafa i cili aktivizohet për skuadrën gjermane Kaiserslautern (U-19) e ka konfirmuar lajmin për Gazetaolle.com. “Ka qenë ëndërr e imja që të luaj për Kombëtaren. Jam shumë i kënaqur me ftesën”, deklaroi Valdrin Mustafa.

Ai është futbollist shumë premtues derisa ka disa synime me Shqipërinë.  “Premtoj se do të arrijë që të luaj edhe nga Kombëtarja A, të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi. Shpresoj se një ditë më Shqipërinë do të luaj edhe në Kampionatin Botëror”, potencoi talenti llapjan nga Gllamniku i Podujevës, Valdrin Mustafa. /Olle/