Shqipëria do të ngritet për gjashtë pozicione

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të ngjisë 6 vende në renditjen e FIFA-s, e cila publikohet më datë 4 qershor. Kuqezinjtë marrin sërish bonus dhe ia dalin të bëjnë përparim në këtë renditje në qershor, ndonëse nuk do të luajnë ndeshje zyrtare. Shqipëria nuk ndryshoi pozicionin në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s për muajin maj.

Kombëtarja mbetet në vendin e 57 me 575 pikë, pasi gjatë muajit të fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. Ndryshime nuk ka as për tre prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin eliminator të Euro 2016.

Kështu, Portugalia qëndron në vendin e 7, Serbia mbetet në pozicionin numër 44, ndërsa Armenia në të 77-in. Ndërkohë, Danimarka humbet një vend duke zbritur në të 29-in.