Shqipëria-Armenia apo Real-Barcelona? Behgjet Pacolli bëhet horë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook, para fillimit të ndeshjes ka uruar për një fitore të Shqipërisë për ndeshjen ndaj Armenisë.

“Të dashur miq, sonte ne besojmë shumë për fitoren e Shqipërisë. I uroj fat Kombëtares. Së bashku për në France 2016.

#‎ForcaShqipëri‬”, ka shkruar ai në Facebook.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se në këtë postim ai ka përfshirë një foto të tij duke shikuar një ndeshje futbolli, që nuk është ndonjë lojë e Shqipërisë, por ndeshja e famshme Barcelona – Real – “El Clasico”.