Shqipëria aranzhon miqësore me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka aranzhuar ndeshje miqësore më datë 11 nëntor.

Kundërshtari i tyre është Gjibraltari.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor 2020.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00”, thuhet në njoftimin e FSHF-së, raporton Gazeta Olle.