Shqipëri luan sot ndeshjen festive me Ishujt Faroe

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Andorrës, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

 

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar). /Gazeta Olle/

Këto janë 17 shtetet që janë kualifikuar në Euro 2024

Gavi ka pësuar lëndim serioz, mësohet se sa do të mungojë