Shqipëri – Lihtenshtejn, lexojeni lajmin e fundit

Kanë filluar të shiten biletat për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit, kanë dalë në shitje.

Biletat kanë dalë në shitje pranë stadiumit ‘Elbana Arena’.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit zhvillohet më 2 shtator.