Shqipëria është nikoqir e Gjeorgjisë për rrethin e dytë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria hyn në këtë sfidë me fitoren e madhe 2-1 të arritur në udhëtim te Ukraina.
Në anën tjetër, edhe Gjeorgjia po kalon nëpër një formë të mirë, pasi mposhti Çekinë me rezultat 4-1.
Për dallim nga fitorja me Ukrainën, Sylvinho ka bërë vetëm një ndryshim, ku në vend të Qazim Laçit, ka futur Arbër Hoxhën.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani, Ramadani, N.Bajrami, Asani, Hoxha, Manaj.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kashia, Dvali, Kakabadze, Kiteishvili, Gvelesiani, Lochoshvili, Chakvetadze, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia.