Shqipëri – Francë, rezultat tejet zhgënjyes

Kombëtarja shqiptare U-21 është mundur sot me rezultatin 3-0 nga Franca në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë.

Për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi, kjo sfidë tregoi qartësisht se diferencat me kundërshtarë të tillë mbeten ende shumë të mëdha.

Pavarësisht talentit në dispozicion të ekipit kombëtar, Franca dominoi takimin duke krijuar raste të njëpasnjëshme para portës kuqezi.

Dy golat e Muse në pjesën e parë të ndeshjes dhe ai i Siebatçu në fillimin e të dytës vendosën fatin e kësaj ndeshje miqësore ku kuqezinjtë u zgjuan vetëm në fund me rastet e krijuara nga Hebaj dhe Zeka.

E veçanta e këtij takimi ishte se ndarjen e drejtësisë e bënë treshja e gjyqtarëve nga Kosova: Genc Nuza, Fatlum Gashi dhe Bujar Selimaj.

Gjyqtarët e FIFA-s edhe këtë test e kaluan me sukses.

nuza nuza2

Formacioni i Shqipërisë U21: Selmani (69′ Kastrati), Toli, Tafa, Qollaku (69′ Nuri), Doka, Maloku (52′ Zeka), Ramadani (52′ Krymi), Bare, Abazaj (69′ Kallaku), Çekiçi (35′ Seferi), Durmishaj (52′ Hebaj).