Shqipëri-Francë, ja çmimet e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët e kombëtares së kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Francë, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 13 qershor, ora 18:00.

Të interesuarit për bileta mund t’i blejnë ato në pikat e shitjes pranë stadiumit “Semal Stafa” në kryeqytet dhe pranë “Elbasan Arenës, por edhe online në faqen zyrtare të Federatë Shqiptare të Futbollit.

FSHF u kujton të gjithë tifozëve se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm më sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. Këto janë masa që FSHF i ndërmerr për të shmangur abuzimet e mundshme.

E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli i tyre prandaj FSHF i këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke
Tribunat D, F = 2.000 leke
Tribuna E = 3.000 leke
Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke