Shqipëri – Armeni, me një risi

Shqipëria ka filluar me një standart të ri për shitjen e biletave. Pas marrjes së cmimit për Krijimtari dhe Inovacion, ata kanë filluar që të shesin edhe biletat online. “Në mbylljen e vitit që kaloi Federata Shqiptare e Futbollit mori një cmim nga UEFA në lidhje me zhvillimin e brand-it te saj te ri. Saktesisht cmimi ishte ai i Creativity & Innovation (Krijimtari dhe Inovacion)”.

“Në atë rast, patëm kënaqësine t’i shkelnim syrin të gjithe sportdashesve dhe dashamirësve që na mbeshtesin, se për vitin në vijim do të kishim surpriza të reja. Njëra prej tyre, shpresojmë e pëlqyer dhe e vlerësuar nga publiku ynë, është edhe lajmi i shitjes se biletave online për ndeshjen Shqipëri – Armeni, 29 Mars, ora 18.00 ne Elbasan Arena”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Kjo është hera e parë që kjo bëhet në Shqipëri. “Kjo është hera e parë që FSHF zbaton një sistem të tillë për rezervimin dhe blerjen e biletës. Avantazhet e saj janë të shumta. Ne fakt, me shumë se sa “shitje biletash”, për ne është një event i tërë që duhet organizuar dhe menaxhuar, padyshim ndër me gjigandet qe organizohen çdo vit ne Shqipëri”.

Gjithashtu po vijon komunikimi me grupet e tifozerive të cilat vijnë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe të rajonit përfshire këtu Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Kesaj i shtohet me ne fund edhe mundesia e blerjes se biletave online.