Shqipëria e madhe mund Armeninë e vogël

Mbyllet 2:1. Shqipëria shënon një fitore shumë të rëndësishme ndaj Armenisë 2:1, me golat e Mavrajt dhe Gashit. 

90′ Dy gabime të njëpasnjëshme të Etrit Berishës. Armenët godasin shtyllën. Jemi me fat.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL: Shqipëria përpara me Gashin. 2:1.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL: 77′, më në fund. Barazojmë 1:1 me Mavrajn.

74′ Jo, kjo s’mund të jetë e vërtetë. Edhe një shtyllë, nga Ciklleshi përsëri.

71‘ E pabesueshme. Edhe një shtyllë, nga Mavraj kësaj radhe.

70‘ Karton i kuq për Harutyunyan. Armenia me një lojtar më pak.

46‘ Shqipëria e nis pjesën e dytë me dy zvëndësime,  largohet Memushaj e Abrashi dhe dhe në fushë hyn Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani.

45+ Mbyllet pjesa e parë. Armenia kryeson 1:0 me autogolin e Mavrajt në minutën e katërt.

45′ Humbim edhe një rast ideal. Cikalleshi nuk shënon me kokë nga afërsia.

34′ Ciklleshi deporton majtas në thellësi, godet fuqishëm por topi ndalet në shtyllën pingule.

18′ Amir Abrashi lëshon një mundësi të artë. Godet me kokë nga afërsia por topi shkon jashtë.

GOL
: Armenia shënon në minutën e katërt. Autogol i Mërgim Mavrajt. 0:1.

Jo vetëm Plisat dhe Torcida u rrahën sot para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Armenisë. Edhe tifozët nga Prizrenit Arpagjikt dhe ata nga Shkupi, Shfercerat, qëruan hesapet, shkruan Gazeta Express. Këta të fundit një gjë të tillë e bënë brenda stadiumit kur po luhet loja.

1_5783

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-2-1): Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli Xhaka, Abrashi, Memushaj, Roshi, Cikalleshi. Rezervistët: Balaj, Bulku, Gashi, Kace, Lila, Lenjani, Lila, Rama, Salihi, Shehi

10986452_613510752084133_6358962353726935275_n

Armeni (4-3-2-1): Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan, Manucarjan, Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan, Movsisyan

11080892_613510762084132_4435869049927656509_n