Shqipëri – Armeni, biletat për shqiptarët e Kosovës deri në 120 euro

Një fenomen që ndodh tashmë rëndom, është që në momentin kur dikush nga Kosova interesohet që të blejë një biletë në Shqipëri, çmimi i saj i thuhet në euro. Kjo gjë ndodh edhe në tregun e zi, kur një biletë për një shqiptar të Kosovës kushton nga 30 euro deri në 120 euro.

Një diferencë e madhe në çmim dhe një shifër shumë e kripur për këdo sportdashës kosovar që do të kërkojë që të ketë një biletë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Armeni.

Gazeta ‘Panorama Sport” e verifikoi diçka të tillë me anë të një personi nga Kosova që interesohet duke folur me theksin e dialektit të trevave përtej kufijve të Shqipërisë dhe reagimi i personave në tregun e zi, ishte menjëherë me një çmim shumë të kripur kundrejt një bilete. (Gazeta Olle)