Shqetësimi, përgëzimi, dedikimi, besimi…

Krahas gëzimit, trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu pas ndeshjes shfaqi edhe nervozë.
“Në 15-minutat e fundit jam nervozuar shumë sepse nuk guxojnë që ta humbim ekuilibrin. Megjithatë, i përgëzoj lojtarët për angazhimin që patën në fushë. Prej fillimi treguam vlerat tona dhe qëllimet që kemi patur në këtë takim. Këtë ndeshje e kam konsideruar si shumë të vështirë, sepse Drenica ka një skuadër shumë të mirë”, tha Sejdiu për ‘Supersport Kosovën’.

Ai ia dedikojë këtë fitore vajzës së tij, Fjollës. “Këtë fitore ia dedikoj vajzës sime Fjollës, e cila është tifozja më e flaktë e këtij klubi”.

Sejdiu mbetet me shpresë se Feronikeli deri në fund të kampionatit do ta ruaj pozitën e liderit. “Duhet që çdo ndeshje ta luajmë sikurse finale në mënyrë që më mbetemi në garë për titull”, përfundoi Gani Sejdiu.