Shqetësimi i Morinës: Nuk përfundon kampionati me dy lojë

Besa e Pejës e nisi në mënyrë shumë të mirë kampionatin duke arritur tri fitore, dy në kampionat dhe një në kuadër të Kupës.

Megjithatë, skuadra nga Peja, u mposht në takimin e fundit të zhvilluar ndaj Drenicës në Skenderaj.

‘Timonieri’ Arbnor Morina mbetet i shqetësuar. “Nuk përfundon kampionati me dy lojë, e as Kupa nuk fitohet me dy lojë. Ka shumë ndeshje për të zhvilluar dhe realitet ndonjëherë mundet me qenë i hidhur e jo ashtu siç e parashohim. Nuk dalim shpesh parashikimet”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, trajneri Arbnor Morina.

Besa pas javës së 19-të ndodhet e katërta me 29 pikë. “Deri në këtë takim kemi pasur rezultate pozitive me lojë shumë të mirë edhe pse kemi pasur probleme me lëndime në disa javë”, përfundoi Morina.

Besa në xhiron e ardhshme e sfidon në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, Dritën e Gjilanit.