“Shpresoj të mos pensionohem pa luajtur një finale kundër Real Madridit”

 Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique flet për finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin. Sipas tij, skuadra katalunase nuk është favorite.

“Juve e meritoi të jetë në finale, ata bënë një kampionat të mirë edhe në Serie A, janë kampion. Ne nuk ndihemi favorit, jemi 50-50. Do të provojmë të luajmë sa më mirë. Përballë e kemi një skuadër që ka eliminuar Realin, Borussia Dortmunditn e Monacon”, tha Pique, shkruan ‘El Mundo Deportivo’.

I pyetur se çfarë do të thoshte nëse do të ishte Reali në finale, Pique shtoi: “Shpresoj se nuk do të pensionohem para se të luajë një finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin”. (Gazeta Olle)