Shpresat te Rooney

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal beson se Wayne Rooney mund të jetë frymëzim për skuadrën e tij drejt një kualifikimi të mundshëm kundër Arsenalit në kuadër të Kupën FA.

Rooney ka ndihmuar tashmë ‘Djajtë e kuqë’ drejtë një fitoreje kundër Arsenalit në këtë sezon, duke shënuar në një fitore 2:1 në nëntor, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Unë nuk e di se si Rooney do të motivojë skuadrën në dhomë, por unë mendoj se ai do të bëjë atë, sepse ai është shumë i motivuar si një kapiten dhe një lojtar”, u tha ai gazetarëve.

“Ai dëshiron ta fitojë një titull. Ai nuk e ka fituar FA Kupën dhe është diçka që i mungon”.