“Shpresat” e Shqipërisë dhe Kosovës përballen në Elbasan, formacionet zyrtare

Shqipëria U-21 luan sot ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Europianin ku përballë do të ketë Kosovën.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi vjen pas 5 humbjeve radhazi duke tentuar ta mbyllë këtë rrugëtim me një fitore. Kuqezinjtë e nisin me sulmin e përbërë nga Rrapaj, Muçi dhe Karrica që do të tentojnë të udhëheqin ekipin drejt fitores.

Dardanët nga ana tjetër do të tentojnë që me anë të një fitore të shkojnë përkohësisht në vendin e tretë të grupit, me skuadrën që udhëhiqet nga Zeqiri, Veliu dhe Zabergja.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria U-21: Puja, Marku, Selmani, Kalaj, Mitaj, Ismailgeci, Çelhanka, Kraja, Rrapaj, Muçi, Karrica

Kosova U-21: Nreca, Hoti, Zumberi, Sadriu, Aliu, Krasniqi, Zyba, Krasniqi, Zeqiri, Veliu Zabergja

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës, Gjilanit e Llapit në Ligën e Konferencës

Muriqi te Galatasaray? Klubi turk i gatshëm t’i përafrohet kërkesës së Lazios